Selimi: Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së sponsorizohet nga PDK, këtu ka hile

Aktuale

Selimi: Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së sponsorizohet nga PDK, këtu ka hile

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:38
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së është e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar se UÇK-ja nuk ka nevojë për mbrojtje, por për njohje.

Gjatë diskutimit në seancë plenare për këtë projektligj, Selimi tha se UÇK është vlerë kombëtare e gjithë shqiptarëve. Për këtë ka kërkuar që të mos keqpërdoret, meqë sipas tij, ky projektligj ka të meta, mangësi e pasaktësi deri në shtrembërim të së vërtetës.

“Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së është e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Nga PDK-ja e cila ishte në krye të qeverisë disa herë, jo tani. Ishte edhe në krye të qeverisë kur u shpall pavarësia e Kosovës. Pra udhëheqtë me pushtetin edhe kur u hartua Kushtetuta e Kosovës. Asnjë fjali, asnjë fjalë, e asnjë shkronjë nuk u shkrua në Kushtetutën e Kosovës për UÇK-në, as për luftën çlirimtare të Kosovës. Sot më shumë se dy dekada pas luftës arriti më në fund ligji që po i mbrojka vlerat e luftës së UÇK-së. Ne po i kuptojmë qëllimet reale të këtyre nismave. Kjo nismë po duket më shumë se e ka mjet UÇK-në, se sa qëllim. Dhe brenda kësaj e ka një hile”, ka deklaruar ai.

Ndër tjera, Selimi tha se UÇK duhet ruajtur, e jo mbrojtur, pasi sipas tij, vlerat e luftës rrezikohen të dëmtohen nga ata që thirren më së shumti në të.

“Selimi tha se UÇK-ja është mbrojtur me retorikë, por me votë është dërguar në Gjykatë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat