SHBA dhe Zvicra kundër ligjit për UÇK-në

Aktuale

SHBA dhe Zvicra kundër ligjit për UÇK-në

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Për projektligjin e UÇK-së ka reaguar gjatë ditës ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, që sipas të cilit “në përpjekje për të nderuar UÇK-në, po minohet trashëgimia e saj e lirisë”.

Me anë të një editoriali në faqen zyrtare të Ambasadës, Kosnet shkroi se nëse kritika ndaj klasave të caktuara të njerëzve, organizatave dhe interpretimeve të historisë bëhet vepër penale, siç propozohet me ligj, atëherë kjo do të prodhonte efekt rrëqethës mbi lirinë e shprehjes.

Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar duke thënë se ky ligj mund të minojë lirinë e shprehjes si një nga të drejtat themelore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat