Bilanci aktual i COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Bilanci aktual i COVID-19 në Kosovë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:28
QKUK

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 181 raste të reja me koronavirus.

Sot janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 9869 raste nga 39,741 persona të testuar.

Nga ky numër total i rasteve pozitive të identifikuara, 303 raste kanë përfunduar në vdekje – raste të cilat kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Gjatë këtij 24 orëshi në Kosovë janë shëruar edhe 125 pacientë, duke e dërguar numrin e të shëruarve kështu në 5605 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është saktësisht 3961.

Nga ky numër i rasteve aktive, mbi 400 janë të shtrirë në Klinikat e QKUK-së dhe në Spitalet Rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat