Ministri Zemaj viziton sot Bujanocin dhe Preshevën

Aktuale

Ministri Zemaj viziton sot Bujanocin dhe Preshevën

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 07:07
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë sot komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Aririfi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.

Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat