Policia turke liron veteranin e UÇK-së - Bota Sot
Policia turke liron veteranin e UÇK-së

Aktuale

Policia turke liron veteranin e UÇK-së

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:10
Imri Ilazi

(E plotësuar) - Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë.

“Sa po më njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke”, ka thënë kryetari i OVL-së së UCK-së, Hynsi Gucati.

“E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”.

***

Javën e kaluar në Shqipëri u arrestua veteran i UÇK-së Murtez Kastrati.

Ndërkaq, sot është bërë e ditur se është arrestuar një veteran tjetër i UÇK- së, gjeneral Imri Ilazi.

Ai sot është ndaluar nga Policia turke në Aeroportin e Antalisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ndërkaq, ka shtuar se Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia Turke në Aeroportin e Antalisë që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtareve të UÇK -së në Interpol nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë re me emra të ish pjesëtareve të UÇK -së ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtareve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat