Musliu: Ambasadat e huaja heshtën pas hyrjes së xhandarëve serbë, territori i Kosovës të mbrohet me çdo çmim

Aktuale

Musliu: Ambasadat e huaja heshtën pas hyrjes së xhandarëve serbë, territori i Kosovës të mbrohet me çdo çmim

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:44
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se heshtja për hyrjen xhandarmërisë serbe është e keqe dhe aprovim i së keqes.

Ajo ka theksuar se nga mbrëmë nuk ka reaguar vet, duke pritur një reagim nga ambasadat e huaja që vend që sipas saj shpesh reagojnë për gjëra me peshë më të vogël.

“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik”, është shprehur ajo.

“Provokimet e tilla duan përgjigjeje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim”.]

Reagimi i saj:

Si deputete dhe si anetare e Komisionit Parlamentar per Siguri, s’reagova mbrem pas raportimit te informacionit se pjestarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së djeshme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.

Jo pse nuk u shqetësova as pse e neglizhova këtë lajm, por thjeshte prita nga Ambasadat Nderkombetare ne Kosovë nje reagim, me që jemi mësuar të degjojmë reagime për çdo gjë, për çdo veprim qoftë edhe kur inicohet ndonjë ligj në Kuvend apo edhe kur zgjidhet ndonjë anëtar bordi i ndonje Agjencie te pavarur.

Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës.
Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik.

Provokimet e tilla duan përgjigjëje e përgjigjëja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoritoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.

Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat