Haradinaj-Stublla: Serbia nuk do të duhej ta kishte mundësinë të ulej në tavolinë me Kosovën derisa përditëson fletarrestimet ndaj ish-luftëtarëve

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Serbia nuk do të duhej ta kishte mundësinë të ulej në tavolinë me Kosovën derisa përditëson fletarrestimet ndaj ish-luftëtarëve

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:27
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se ka zhvilluar bisedë me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur me ndalimin e ish-Gjeneralit, Imri Ilazi.

“Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar”, është shprehur ajo.

Postimi i plotë:

Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu - për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar.

Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat