Reagimi i ashpër ndaj OVL së UÇK-së: Më 60 mijë veteranët do ta ndiqnit xhandarmërinë serbe deri në Beograd

Aktuale

Reagimi i ashpër ndaj OVL së UÇK-së: Më 60 mijë veteranët do ta ndiqnit xhandarmërinë serbe deri në Beograd

Nga: A.Zh Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:54
UÇK

Opinionisti dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar pasi xhandarmëria serbe dje ka hyrë në territorin e Kosovës.

Maxharraj ka kritikuar krerët e OVL-të të UÇK-së, për reagimin e tyre, duke thënë atyre më shumë iu ka interesuar pasuria e vet milionëshe se sa xhandamëria serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga OVL e UÇK-së, të ndërmarrin diçka në këtë drejtim, e të mos lavdërohen që janë “60 mijë veteranë të luftës”.

Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Xhandarmëria serbe hynë në Kosovë, reagon OVL.

Më 60.000 veteran te OVL se i ka Kosova xhandarmeria e Serbisë jo që nuk do të guxonte me hy në territorin e Kosovës, por as t’i afrohet afër kufirit.

Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar duke e quajtur turp të madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë reaguar që xhandamëria serbe është futur në territorin e Kosovës.

Z.Gucati dhe z.N.Haradinaj, nuk është kjo hera e parë që xhandarmëria e Serbisë hynë në Kosovë në Karaçevë te Kamenicës duke e shqetësuar popullatën e kësaj ane. Qe 20 vjet ajo ka hyrë me dhjetëra herë. Për këtë kanë protestuar banorët e zonës.

Pse ju i kritikoni vetëm institucionet e Republikës se Kosovës. Mirë ata e kanë pjesën e vetë te përgjegjësisë për mos reagim dhe notë verbale Beogradit dhe ndërkombëtareve.

Por ku po mbetet pjesa e juaj e përgjegjësisë si OVL, apo veç fjalë koti keni, bëni zhurmë sa për të thanë diçka. Juve gjatë gjithë pas luftës me shumë ju ka interesuar pasuria milionëshe qe e bëtë se sa xhandarmëria serbe.

Por askush nga OVL kurrë nuk ndërmori diçka konkrete, ndonjë veprim më konkretë për te ua pamundësuar hyrjen këtyre katilëve në teritorin e Kosovës si në bahqe të babës.

Ndërmerrni diçka, ju që po lavdëroheni qe jeni 60.000 veteranë të luftës.

Më këta 60.000 veteranë të OVL do ta ndiqnit xhandarmërinë serbe jo vetëm nga Karaçeva, por deri në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat