Rexhaj, LDK-së: Mos e votoni ligjin për vlerat e UÇK-së, me guxu komandantët iu rrahin dajak ditë e natë

Aktuale

Rexhaj, LDK-së: Mos e votoni ligjin për vlerat e UÇK-së, me guxu komandantët iu rrahin dajak ditë e natë

Nga: A.Zh Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:07
LDK në Kuvend

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka reaguar për Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili dje u diskutua në Kuvend.

Ai ka thënë se lufta dhe UÇK-ja, duhet të vlerësohet, por nuk duhet të miratohet një ligj i tillë, pasi sipas tij, ai nuk e lejon lirinë e shprehjes, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka këshilluar LDK-në që të mos e votojë këtë ligj, duke thënë se komandantët e luftës, po të guxonin, do t’i rrahnin të gjithë ditë e natë.

Reagimi i Rexhajt në Facebook:

Nuk kam info se kush e ka sponzorizuar këtë farë ligji, por një dihet se këso ligjesh janë sikur në kohët e Titos e E. Hoxhës me vendos diktaturë kundër lirisë së shprehjes.

Pallavrat e tilla nuk duhet lejuar dhe asnjë deputet i LDK-së nuk duhet të votojë ligje të tilla të frikshme. Lufta ka mbaruar qe 21 vite, NATO na ka çliruar, andaj edhe lufta për mbrojtjen e formacioneve lokale vlerësohet, por nuk guxojmë të hyjmë nën diktaturë të bandave, uzurpatorëve, ahmakëve e kriminelëve që pa merita thonë se ishin komandantë kur u dhunuan mbi 20,000 femra shqiptare e u vranë mbi 12,000 shqiptarë.

Kush ka luftuar, populli e do dhe e çmon, por jo banditët që janë bërë milionerë, duke u thirr në të vrarët.

Plus për LDK një këshillë: ju mundeni t’iu hyni në b*** bandave që thirren në lufte të bëjnë ligje, por kurrë një votë s’e keni nga të tillët. Shikoni janë pjellë 61, 000 veteranë të rrejshëm edhe me ligjin e vitit 2015 kur LDK ishte në pushtet, por me guxua komandantët, të gjithëve na rrahin dajak ditë e natë se e urrejnë LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat