Toka, shtëpi, lokale - kjo është pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

Aktuale

Toka, shtëpi, lokale - kjo është pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:49
Xhelal Sveçla

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se posedon shtëpi në vlerë prej 600 mijë eurove, një lokal në vlerë prej 650 mijë eurove, një lokal tjetër në vlerë 600 mijë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë eurove.

Sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit që e ka bërë Sveçla, të gjitha këto pasuri të paluajtshme e kanë prejardhjen nga trashëgimia e prindit.

Sveçla ka deklaruar se ka edhe një veturë në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 4 mijë eurove të cilën e kanë blerë me kredi.

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, në AKK ka deklaruar gjithsej 500 euro para të gatshme në bankë.

Sveçla ka deklaruar se ka një kredi të papaguar në vlerë prej 9 mijë e 800 eurove të cilën thotë ta ketë marrë për renovimin e shtëpisë.

Sveçla ka deklaruar se gruaja e tij punën në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, në ordinancë dhe në Universitetin e Tetovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat