​12 të vdekur dhe 190 raste të reja me Covid-19

Aktuale

​12 të vdekur dhe 190 raste të reja me Covid-19

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190 raste pozitive.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067. Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat