Faqja “UÇK” në Facebook: Nesër në ora 12:00 të gjithë në Karaçevë

Aktuale

Faqja “UÇK” në Facebook: Nesër në ora 12:00 të gjithë në Karaçevë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në “Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që nesër të marrin rrugë për Karaçevë të Kamenicës, vendin ku ishin xhandarmëria serbe.

Ata kanë ftuar institucionet e sigurisë që ta vëzhgojnë situatën.

“…nëse nuk ndërmerr shteti i Kosovës atëherë do ti përgjigjemi ashtu si ne vitet e 1998-1999 xhandarmërisë Serbe”, thuhet në reagimin e tyre.

Njoftimi origjinal:

Ftesë

Ftojmë të gjithë Qytetartë e Republikes së Kosovës që pas lajmrimit te Gjandarmeris Serrbe Ftohen të gjithë Veterant e Ushtris Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë qytetart e Republikës së Kosovës që neser ne ora 12:00 që të na bashkohen në Karaqevë të Restaurant Oxygeni mandej do vazhdojmë ne vendin e ngjarjes dhe do ti Paralajmrojm Kforin ,Policin dhe Ushtrin e Kosovës FSK-në qe nesër do e vezhgojm situaten, por nëse nuk ndermerr shteti i Kosovës atëher do ti përgjigjemi ashtu si ne vitet e 1998-1999 xhandarmeris Serbe

I njoftuar është edhe OLV-UÇK

Zotri Hysni Gucati

Më Respekt i Kosovës

PATRIOT HALIM BRAHIMI

Rrahim Uksmajli ✍

#SHPERNDAJE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat