Këshilltari i MPB-së shkon në Karaçevë, tregon si është gjendja

Aktuale

Këshilltari i MPB-së shkon në Karaçevë, tregon si është gjendja

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:09
Këshilltari i ministrit  të Punëve të Brendshme Jeton Biqkaj

Këshilltari i ministrit  të Punëve të Brendshme Jeton Biqkaj, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Kamenicë, në këto momente ndodhet në fshatin Karaçevë të Kamenicës apo tek brezi kufitar ku  dje janë farë forca të xhandarmërisë serbe.

Ai tregon se situata në Karaçevë është normalizuar dhe nuk ka probleme.

Sipas tij Policia e Kosoves, sot janë ne patrullim në këtë pjesë.

Derisa këshilltari nga Ministria e Punëve të brendshme e ka quajtur të papranueshëm veprimin e xhandarmerisë serbe, ku dje gjatë ditë kanë hyrë në teritorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht ne Fshatin Karaçevë. Andaj këto provokime, sipas tij, që nxisin shqetësimin e qytetarëve duhet të ndalen njëherë e pëgjithëmonë.

"Nuk është hera e parë që ndodhin veprime të tilla. Institucionet përgjegjëse do të reagojnë", tha këshilltari i MPB-së Jeton Biqkaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat