Hajredin Kuçi me katër vende të punës, ka mbi 50 mijë euro nëpër bankat e Kosovës

Aktuale

Hajredin Kuçi me katër vende të punës, ka mbi 50 mijë euro nëpër bankat e Kosovës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:16
Hajredin Kuçi 

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi me vlerë prej 163 mijë e 800 eurove, sidhe një shtëpi vikendi me vlerë prej 60 mijë eurove, të dyja të blera nga të hyrat.

Deputeti i PDK-së, ka deklaruar se ka një veturë me vlerë prej 13 mijë eurove, kurse gruaja e tij po ashtu posedon një veturë me vlerë prej 3 mijë eurove.

Kuçi ka deklaruar se në llogari bankare ka mbi 50 mijë euro para të gatshme.

Ai ka deklaruar se për shkollim të fëmijëve ka detyrime prej 40 mijë eurove. Sipas deklarimi të tij të pasurisë, ai ka njoftuar se mbanë 4 vende të punës.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat