Javë e rëndë për Kosovën, që nga e hëna vdiqën 66 pacientë me koronavirus

Aktuale

Javë e rëndë për Kosovën, që nga e hëna vdiqën 66 pacientë me koronavirus

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e COVID-19.

Vetëm dje janë konfirmuar 190 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 12 pacientë me COVID-19.

Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave.

Nga e hëna në Kosovë kanë vdekur 66 pacientë si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara deri sot në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive.

Nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë testuar 40 mijë e 184 persona si të dyshuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat