Pasuria disa milionëshe e Mytaher Haskukës

Aktuale

Pasuria disa milionëshe e Mytaher Haskukës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:48
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Haskuka në emër të tij e ka deklaruar një shtëpi 320 m2 dhe oborr 362 m2, të blera nga siç ka thënë ai puna në organizata ndërkombetare dhe trashëgimia.

Kjo shtëpi sipas tij, kushton hiç më pak se 300 mijë euro.

Tutje, në pronësi të tij ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 54 mijë euro.

Në emër të prindit Haskuka ka deklaruar dy shtëpi, njëra me dy objekte, 270 mijë dhe 300 mijë euro.

Tutje, ai ka treguar se në pronësi të prindit ka edhe dy shitore njëra 150 mijë euro dhe tjetra 120 mijë euro.

Ndërkohë që ara punuese ka në vlerë 800 mijë dhe 300 mijë euro.

Haskuka në emër të bashkëshortes ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë 33 mijë e 669 euro.

I pari i Prizrenit në emër të bashkëshortes ka deklaruar dy vetura 17 mijë euuro si dhe 7 mijë euro, derisa në emër të prindit një tjetër në vlerë 6 mijë euro.

Tutje, Haskuka ka deklaruar edhe për detyrimet ndaj institucioneve financiare.

Ai ka deklaruar se në një bankë të Kosovës ka 1 mijë e 300 euro në emër të tij, ndërsa në emër të bashkëshortes në një bankë tjetër ka të deklaruar 3 mijë e 600 euro. Ndërkohë, Haskuka ka deklaruar edhe dy kredi në kohëzgjatje prej 5 vitesh, në vlerë 40 mijë euro.

Image
Pasuria
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat