​Bizneset nëpër komuna në gjendje të rëndë - Bota Sot
​Bizneset nëpër komuna në gjendje të rëndë

Aktuale

​Bizneset nëpër komuna në gjendje të rëndë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Pandemia përveç në shëndetin publik ka goditur edhe ekonominë në vend, ku bëjnë pjesë edhe bizneset nëpër komuna.

Subjektet ekonomike më të goditura janë ato të gastronomisë dhe kompanitë me veprimtari prodhuese.

Shumë biznese në komunën e Dragashit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen pran shuarjes për shkak të ndikimit nga pandemia.

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani

Shabani: Bizneset buzë falimentimit

“Gjendja është shumë e rënduara tek bizneset, shpresojmë se me pakon emergjente sado pak do të mbështeten, por prapë se prapë bizneset në komunën e Dragashit nuk janë shumë të fuqishme sa t’i përballojnë këtë situatë. Si komunë edhe më herët kemi marrë vendim që të heqim taksat komunale përkundër që kemi një buxhet të kufizuar. Është bërë falja e qirave për gjashtë muaj për ato biznese që e shfrytëzojnë pronën komunale, por megjithatë duket se nuk do të jetë e mjaftueshme... Ndryshe, nëse zgjatë kjo situatë kam frikën e madhe se ndoshta një pjesë e tyre edhe do të falimentojnë, kur kihet parasysh fakti se bizneset e komunës së Dragashit varen shumë edhe nga prania e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime, ndërsa këtë vit kanë arrit që të vijnë vetëm një numër i vogël i tyre”, thotë Shabani.

Kryetari Shabani shpreh shqetësimin e tij edhe për mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike.

Shabani: Ndodhë mbesim pa rrymë deri 3-4 ditë

“Për 20 vite në komunën e Dragashit sa i përket infrastrukturës është bërë diçka. Tash presim që rehabilitimi i rrugës Zhur-Dragash-Brod dhe Tyrbe - Zaplluxhe do ta bëjë kompletimin e përgjithshëm sa i përket infrastrukturës rrugore në komunën e Dragashit... Ajo rrugë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, projekt më kapital në komunën e Dragashit, sepse është vlerësua se do të ndikojë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve... Situata me furnizim me energji nuk është ashtu siç ne do të donim sidomos për komunitetin e biznesit, pasi që shumë biznese ankohen për shkak se çdo reduktim shkak humbje të mëdha materiale për ta. Komuna e Dragashit ka qenë në kontakte të vazhdueshme me KEDS-in pasi ka qenë e planifikuar ndërtimi i linjës 110 kv nga Zhuri deri në Dragash me një dalje në Republikën e Shqipërisë, për këtë komuna ka ndarë edhe parcelën, mirëpo fatkeqësisht për disa çështje procedurale ka mbetur ende e pa realizueshme... Çdo reshje atmosferike na shkakton probleme dhe ka raste kur deri 3-4 ditë qytetarët tanë mbesin pa rrymë, në të njëjtën kohë edhe bizneset”, thotë ai.

Po ashtu, efektet e një goditje të rëndë të ekonomisë në Fushë Kosovë nga pandemia janë evidente.

Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka thënë për KosovaPress, se ekonomia në këtë komunë po pëson në vazhdimësi, por shpreson se me miratimin e rishikimit të buxhetit do të trajtohen bizneset e prekura.

Topalli: Gjendje e rëndë e bizneseve edhe në Fushë Kosovë

“Është një gjendje e rëndë, është një prej segmenteve që është goditur jashtëzakonisht shumë dhe po goditet edhe në këto ditë. Ne si komunë e kemi të pa mundur që t’iu dalim në ndihmë të gjithë atyre bizneseve që janë të goditura nga pandemia, por që po shpresojmë shumë që pas miratimit të buxhetit nga parlamenti i Kosovës sigurisht se Ministritë përkatëse do të trajtojnë edhe sigurisht se do t’u dilet në ndihmë ekonomisë, në këtë rast atyre që janë më të goditur”, thotë Topalli.

Administrata Tatimore e Kosovës ende nuk ka shifra të sakta për numrin e bizneseve që kanë falimentuar në kohë pandemie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat