Kelmendi për rastin e Karaçevës: Prishtina zyrtare nuk është bashkëpunuese me ndërkombëtarët

Aktuale

Kelmendi për rastin e Karaçevës: Prishtina zyrtare nuk është bashkëpunuese me ndërkombëtarët

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:27
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti, ish-zv/kryeministri, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas rastit Karaçeva, kur forcat serbe u futën një kilometër në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe ç’është më e keqja, ato e zunë në befasi Prishtinën zyrtare.

Lajmi u nda nga banorë të zonës të cilët botuan video-xhirime nga ngjarja.

Për rastin kryeministri Hoti heshti për rreth 24 orë, duke reaguar një ditë pas ngjarjes, e njejtë veproi edhe ministri i Mbrojtjes Anton Quni.

Më vonë u raportua se ngjarja ka ndodhur në bashkërendim dhe bashkëveprim me KFOR-in.

Ramiz Kelmendi me këtë rast, në reagimin e tij, fajin e hedh tek Prishtina zyrtare, të cilën e vlerëson jo-bashkëpunuese me KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë.

Kelmendi me të drejtë thotë se për raste të tilla, institucionet duhet që paraprakisht të kenë informacion nga mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo sipas Kelmendit, të njejtat, nuk kanë arritur të ndërtojnë bashkëpunim me këta mekanizma, me vet fajin e tyre.

Postimi i plotë:

Hyrja e forcave ushtarake të Republikës së Serbisë në Territorin e Republikës së Kosovës është duke ndodhur në vazhdimësi dhe kjo po ndodhë për shkak të mangësive Institucionale në Prishtinë.

-Në takimet e rregullta që mbahen nga Liderët institucionalë duhet qartësuar dhe informuar mbi marrëveshjet që ekzistojnë në mes të KFOR-it dhe Forcave ushtarake serbe apo ushtrive të tjera të shteteve me të cilat kufizohet Kosvova.

– Lidershipi aktual duhet kuptuar që siguria e kufinjëve të Kosovës bie ekskluzivisht  mbi mandatin e forcave të KFOR-it dhe përgjegjësia është nën komandën e NATO-së dhe me Kompetenca nga Kombet e Bashkuara. Andaj, derivat i kësaj, duhet që Ministritë përkatëse të kenë bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe duhet të qartësohet dhe ndërtohet ura e komunikimit ndër institucional në mënyrë që mos të kemi panjohuri dhe painformim nga këto institucione ndërkombëtare, duke e shqëtësuar më pas,  me të drejtë  opinionin, qytetarët, popullatën, me shkaktim pasigurie dhe tentim për shpërngulje nga trevat kufitare.

– Kjo ndërhyrje po tregon se institucionet tona relevante të Intelegjencës, Policisë  Kufitare të Kosovës dhe Forcave të Arnatosura nuk kanë nxjerrë një informim  institucional dhe reagim adekuat, duke ftuar këshillin kombëtarë të Sigurisë dhe mekanizmave tjerë të cilët garantojnë qytetarët dhe kufinjtë shtetërorë.

– Institucionet duhet të kenë informacione të shpejta e të sakta nga terreni mbi atë që  ndodhë, pa kaluar kufirin, kur ka lëvizje brenda kufirit në marrëveshje me KFOR-in dhe jo këto informacione të vijnë dhe ti zënë në befasi Ministrat e resorëve përgjegjëse, duke mësuar lajmin edhe ata vet sikur popullata  nga videokamerat e objektve ekonomike.

– Duke e parë këtë realitet, konstatojë se qëndrimet, veprimet e institucioneve të  Kosovës në vazhdimësi dhe në kundërshtim me këshillat dhe sygjerimet e Bashkësisë  Ndërkombëtare, nxjerrin këso ndërhyrjesh të paparalajmëruara. Kjo tregon se mos-bashkëpunimi, mos-bashkërendimi dhe mos-bashkëveprimi me Bashkësinë Ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të po na largon nga e ardhmja e mirë dhe e shpejtë për Republikën e Kosovës dhe në njëfarë forme Bashkësia Ndërkombëtare vetëm po na e rikujton se Kosova nuk është dhe nuk mundë ti mbrojë kufinjtë e saj  pa mbështetjen e focave të KFOR-it dhe NATO-së. Rasti i fundit i Karaçevës lë të  kuptohet drejtë e mirë ky realitet.

– Andaj, Institucione dhe Lider Institucional e Politike duhet që për secilin veprim që  ndërrmirret për ndryshime, plotësime ligjore e në veçanti për ndryshime politike, apo ndryshime në dëm të bashkësive tjera, para se të vendosen çështjet në trajtim, të  bashkëbisedohet me miqtë-Ambasadorin e SHBA-së dhe Ambasadorët e BE-së, sepse kjo na përafron dhe nuk krijon diferenca për të cilat po tregohet se jemi jo bashkëpunues dhe po ndodhë ftohja e raporteve komunikuese e krahas saj përsëri ato ndryshim-plotësime kokë më vete nuk po ndodhin – Deri kurë!?

– Kështu ndodhi kur Bashkësia Ndërkombëtare sygjeronte ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. U kundërshtua, u kundërshtua dhe në fund u ratifikua por dëmet për  padëgjueshmëri dhe bashkëpunim për kuptimin e interesave të përbashkëta mbetën.

– Kemi edhe shumë raste tjera nga e kaluara dhe e sotmja për të cilat ne nuk po mundë  të kuptojmë rolin vendimtarë që ka Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë – duke e parë edhe çfarë ndikimi ka në Glob.

– Mos harroni – Qingji i mirë i thithë dy nëna ndërsa Qingji i zgjuar trë nëna!”-shrkuan Ramiz Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat