Labinot Tahiri, qytetarëve: Bëhuni gati, ja çka na pret gjatë javës së ardhshme

Aktuale

Labinot Tahiri, qytetarëve: Bëhuni gati, ja çka na pret gjatë javës së ardhshme

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:37
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, sërish ka folur për Koronavirusin.

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme, do të licencohen 100 klinika private, për të bërë testet e Covid-19.

Por, Tahiri është shprehur i shqetësuar për pagesën prej 10 eurosh, që duhet ta bëjnë qytetarët, për testin e Covid-19, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se nga do t’i marrin qytetarët ato para.

Reagimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Mirëdita të dashur qytetarë!

Bëhuni gati, gjatë javës së ardhshme, po flitet në mediume, se afro 100 klinika private do tê marrin licencën për t'ua bërë testin e Covid19, qytetarëve të vendit tonë!

Shtrohet pyetja, a ua paguan qeveria pagesën prej 10€ e më shumë, apo ju duhet të paguani nga xhepat e babës e të nënës, e nga pensioni i tyre?

Ndoshta edhe nga rrogat e juaja, ku nuk e dini kah me i nda ato pak para?

Paramendoni po të vijë edhe vaksina për ta paguar, pastaj kalkuloni sa anëtarë jeni në shtëpi, e sa duhet të paguani...?!

Pra, nuk po shohim këtu aspak humanizëm!

Thjesht po shkruaj për hallin tuaj, për asgjë tjetër!

Kujdes po, Panik jo.

Ma bëni hallall!

Labi-FKSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat