Edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në Karaçevë.
Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për reagimin e zbehtë, duket thënë se “kufijtë nuk mbrohen nga zyret”, përcjell Bota sot.
Megjithatë, sipas Tahirit, përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e Kosovës dështuan.
Reagimi i plotë i Tahirit në Facebook:
Përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e Kosovës dështuan.
Këto dite Serbia shkeli haptazi kufirin në Karaçevë.
Reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, mbeti vetëm në fjalë.
Nga zyra e qeverisë nuk mbrojmë kufijtë...