Jakup Krasniqi shërohet nga Koronavirusi

Aktuale

Jakup Krasniqi shërohet nga Koronavirusi

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:40
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, është shëruar nga Koronavirusi.

Ai në Facebook, ka treguar se në testin e fundit për Covid-19, ka dalë negativ, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka treguar se nuk kishte probleme serioze, derisa ka falënderuar mjekët dhe të gjithë që e ndihmuan për t’u shëruar plotësisht.

Reagimi i Krasniqit:

Faleminderit të gjithëve!

Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz.

Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë.

I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.

Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Respekt për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat