Veliu thotë se po bën përpjekje që policët të kompensohen për punën gjatë kësaj periudhe - Bota Sot
Veliu thotë se po bën përpjekje që policët të kompensohen për punën gjatë kësaj periudhe

Aktuale

Veliu thotë se po bën përpjekje që policët të kompensohen për punën gjatë kësaj periudhe

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:35
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka takuar sot kryetaren Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ndërsa tha se përkrah dhe do të përpiqet maksimalisht që të pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në këtë takim u bisedua lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Në njoftimin për media thuhet se ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës gëzon një përkrahje të fuqishme nga ana e tij dhe se po bën përpjekje maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në anën tjetër, Kamberi theksoi se pret nga institucionet e vendit të respektojnë punën e palodhshme që po bëjnë të gjithë pjesëtarët e policisë, sidomos në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat