A ka këndu Rexhep Selimi në Gjykatë Speciale? Ja si reagon pas deklaratës së Dardan Molliqajt - Bota Sot
A ka këndu Rexhep Selimi në Gjykatë Speciale? Ja si reagon pas deklaratës së Dardan Molliqajt

Aktuale

A ka këndu Rexhep Selimi në Gjykatë Speciale? Ja si reagon pas deklaratës së Dardan Molliqajt

Nga: N.Sh. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:11
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur Dardan Molliqaj i cili ka deklaruar se “Rexhep Selimi ka kënduar në Gjykatën Speciale”.

Selimi në një televizion i është kundërpërgjigjur Molliqajt pasi ky i fundit ka thënë se sipas informatave që i ka nga shokët e luftës të Selimit ka kënduar në Speciale, për të cilin thotë se është dobësi e tij, shkruan gazeta “Bota sot”.

Selimi në këtë intervistë thotë se “qysh e din Dardani se çka kam fol unë”.

Ai thotë se, përveç atyre që kanë qenë aty nuk e din askush tjetër se çka ka fol.

Selimi tutje ka pohuar se kur kanë thënë se ka kënduar në Gjykatë Speciale, ky nuk ishte i ftuar akoma nga Gjykata Speciale.

Ai shton se heshtja nuk e mbron as atë e as Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, UÇK-ja mbrohet duke folur dhe jo duke heshtur.

“Unë s’kam këndu, as nuk kam kajt, por kam fol, dhe kam ba shumë mirë që kam fol. Dhe prej asaj qa kom fol unë, dhe kurrë s’do të mbetet sekret në të ardhmen edhe po desha unë, do të përfitoj UÇK-ja dhe të tjerët”, ka thënë Rexhep Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat