Cila ishte porosia e Xhems Rubin për komandantët e UÇK-së, profesori tregon detaje

Aktuale

Cila ishte porosia e Xhems Rubin për komandantët e UÇK-së, profesori tregon detaje

Nga: M.H Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Profesori dhe opinonisti Binak Maxharraj përmes një postimi në faceboj ka shkruar në lidhje me UÇK-në dhe vlerat e saja.

Maxharraj cition fjalët e oficerit të UÇK-së, Dritan Goxhaj i cili thotë që vlerën e UÇK-së ia humbën komandatët e saj, transmeton “Bota sot”.

Tutje opinonisti citon edhe fjalët e Xhems Rubin, diplomat kariere dhe funksionar në Departamentin e shtetit i cili vrejti luhatjet në UÇK dhe kërkoi që të tërhiqen nga pushteti këta komandanta.

Prandaj, pikë se pari vlera e UÇK e cila është sublime e krijuar me gjakun e dëshmorëve po lëkundet nga vetë vetë komandantet e saj, shkroi më tej Maxharraj.

Postimi i plotë

Komandante vetë po ia humbin vlerën UÇK

Dritan Goxhaj,oficer lufte në UÇK thotë: "Komandantët e UÇK e humben aurolën qe patën gjatë luftës,ata e privatizuan luftën.

Në këtë privatizim të luftës ata arrijtën të shkatërrojnë Kosovën, ta damkosin luftën por edhe reputacionin e UÇK-së"

Pra,unë do të shtoja se mu këta komandant ia shkatërruan vlerën UÇK,që gjithë pas luftës u morën me keqpërdorime vjedhje dhe plaçkitje të pronës së popullit. E zapun shtetin në të gjitha segmentet e tij.

Kurse Xhems Rubin, diplomat kariere dhe funksionar në Departamentin e shtetit, ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetitte ne vitin 2015 i vrejti këto devijime te komandantëve të UÇK dhe në të kthyer për në Amerikë ua la një porosi këtyre komandanteve:

"Tërhiquni nga pushteti sa ju ka mbetë edhe pak lavdi e luftës se pastaj do të jetë vonë".

Por komandantet nuk e përfillën këtë këshillë të funksionarit dhe mikut nga Amerika.

Dhe tasht këta koamandant për shkak të lakmis së tyre në privatizimin e UÇK dhe thirrjën në të vetëm për përfitime personale, ata sot kanë mbetë pa nderë, pa krenarin dhe lavdin për UÇK.

Kështu këta komandat jo vetëm që ia humbën vlerën UÇK por edhe ia shkaterruan krenarin e saj.

Prandaj, pikë se pari vlera e UÇK e cila është sublime e krijuar me gjakun e dëshmorëve po lëkundet nga vetë vetë komandantet e saj, në vend se këto vlera të UÇK të mbrohen nga vetë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat