Kjo është pasuria e Kryeprokurorit Lumezi, ja sa para i ka në bankë - Bota Sot
Kjo është pasuria e Kryeprokurorit Lumezi, ja sa para i ka në bankë

Aktuale

Kjo është pasuria e Kryeprokurorit Lumezi, ja sa para i ka në bankë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:11
Aleksandër Lumezi

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Bazuar në deklarimin e tij, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa, në vlerë prej 200 mijë euro, të cilat thotë t’i ketë blerë nga biznesi i mëhershëm privat, si dhe një shtëpi në vlerë prej 220 mijë euro, të cilën e ka blerë me kredi, kursime, pagën e tij dhe të bashkëshortes dhe nga të ardhurat e qirasë.

Ai ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 6 mijë euro dhe të fëmijëve në vlerë 19 mijë euro, që thotë se është blerë me kursime.

Bazuar në deklarimin e tij, të hyrat vjetore të kryeprokurorit sillen rreth 50 mijë euro, ndërsa ka rreth 60 mijë euro në banka, derisa vlera e parave të gatshme që ka bashkëshortja e tij dhe fëmijët sillet rrreth 35 mijë.

Lumezi deklaron se detyrime ndaj bankave  nuk ka aktualisht, derisa ka njoftuar se një kredi në vlerë prej 60 mijë euro është paguar tashmë.

I pari i Prokurorisë ka deklaruar se merr të hyra vjeyore në vlerë prej rreth 50 mijë euro. Mbi 41 mijë euro i merr si pagë nga Prokuroria, Bordet dhe Komisioni për provimin e Jurisprudencës, mbi 1 mijë e 400 euro nga mëditjet dhe rreth nëntë mijë euro nga qiraja.

Ndërkohë, të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij sillen rreth 20 mijë euro, që i merr si pagë nga Universiteti i Prishtinës dhe një universitet privat, derisa fëmijët e tij marrin rreth 16 mijë euro në vit.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat