Haxhi Shala thotë se nuk është intervistuar nga policia, tregon për kërcënimin

Aktuale

Haxhi Shala thotë se nuk është intervistuar nga policia, tregon për kërcënimin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:01
Haxhi Shala

Mediat sot kanë raportuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala është intervistuar sot nga Policia për shkak të dyshimit se ka kërcënuar drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morinën.

Por, i kontaktuar, Shala ka thënë se kjo nuk është e vertëtë.

“Nuk është e vertetë, nuk jam intervistuar nga Policia e as nuk e kam kërcënuar askënd. Se di ku po i merni këto informacione të pavërteta”, ka thënë ai.

Gazeta është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat