Mediat sot kanë raportuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala është intervistuar sot nga Policia për shkak të dyshimit se ka kërcënuar drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morinën.
Por, i kontaktuar, Shala ka thënë se kjo nuk është e vertëtë.
“Nuk është e vertetë, nuk jam intervistuar nga Policia e as nuk e kam kërcënuar askënd. Se di ku po i merni këto informacione të pavërteta”, ka thënë ai.
Gazeta është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Policia.