Miratohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës

Aktuale

Miratohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës

Nga: D.B. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:31
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Sipas tij, kjo është bërë për ndihmën makro-financiare në shumën maksimale prej 100 milion eurosh.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për ndihmën makro-financiare në shumën maksimale prej 100 milion eurosh.

Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë në betejën e përbashkët kundër #COVID19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat