PDK-ja i reagon Albin Kurtit, pasi ky i fundit alarmoi ndërkombëtarët me një letër

Aktuale

PDK-ja i reagon Albin Kurtit, pasi ky i fundit alarmoi ndërkombëtarët me një letër

Nga: D.RR Më: 10 gusht 2020 Në ora: 18:51
Kadri Veseli dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është drejtuar me një letër të hapur ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë, shkruan “Bota sot”.

Në këtë letër, Kurti thekson se Kosova është në gjendje të rëndë, shkaku i situatës me COVID-19 e cila sipas tij në dy muajt e fundit është dramatike.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili përmes një postimi në Facebook ka fajësuar Kurtin dhe deputetët e VV-së, pasi sipas tij, ata nuk votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia, përcjellë “Bota sot”.

Image
Abelard Tahiri

“Fshehja e përgjegjësisë dhe hipokrizia përballë kësaj situate nuk mund të kamuflohen me simbolika dashamirëse”, ka shkruar ndër tjera ish ministri Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

Sot, Albin Kurti u kërkoi ndihmë shteteve mike të Kosovës, por javën që lamë pas ishin pikërisht deputetët e partisë së tij që nuk votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia, në mes tjerash ligjin që mundëson tërheqjen e 10 % të parave nga Trusti. Pra, kishte mundësi t'ua lehtësonte barrën qytetarëve, por Kurti dhe deputetët e tij nuk e bënë këtë. Ashtu siç nuk e bënë as kur e qeverisnin vendin.

Fshehja e përgjegjësisë dhe hipokrizia përballë kësaj situate nuk mund të kamuflohen me simbolika dashamirëse.

Natyrisht se Kosova ka nevojë për ndihmën e vendeve mike. Por, vendet mike duhet po ashtu t’i kursejmë nga përgjegjësitë që na takojnë neve si politikanë, prej të cilave komplet Vetëvendosja dhe lideri i saj kanë hequr dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat