​Hoti përkujton dëshmorët e lirisë: Heronjtë tanë bënë luftë të drejtë

Aktuale

​Hoti përkujton dëshmorët e lirisë: Heronjtë tanë bënë luftë të drejtë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:31
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka përkujtuar dëshmorët e kombit Agim Bajrami, Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj në 22-vjetorin e rënies heroike kundër regjimit serb.

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se me sakrificën për liri dhe pavarësi, ata u bënë pjesë e përjetshme e historisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Më 10 gusht 1998, në luftë kundër regjimit serb ranë heroikisht komandanti Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Me sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi, u bënë pjesë e përjetshme e historisë kombëtare.
Heronjtë tanë bënë luftë të drejtë dhe të pastër, andaj nuk na mungoi as përkrahja e vendeve më demokratike të botës.
Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë!

Ndryshe, sot mbushen 22 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2019 ka dekoruar 16 dëshmorët e Komunës së Kaçanikut me urdhrin më të lartë shtetëror “Hero i Kosovës”: Avdylgafur Luma, Bashkim Vishi, Besnik Begunca, Fadil Qaka, Hetem Hasaj, Izahir Troni, Milaim Loku, Muhamet Zeneli, Murat Lika, Nazim Terziu, Nazmi Osmani, Osman Luma, , Xheladin Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Reshat Shehu dhe Tefik Raka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat