Ministrja Dumoshi në takim me ministrin Zemaj, kërkohet rikthimi i sportistëve e tifozëve

Aktuale

Ministrja Dumoshi në takim me ministrin Zemaj, kërkohet rikthimi i sportistëve e tifozëve

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:53
Ministrja Dumoshi në takim me ministrin Zemaj, kërkohet rikthimi i sportistëve e tifozëve

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar rikthimin e sportistëve, trajnerëve e tifozëve në sporte të ndryshme, në mënyrë të sigurt.

Dumoshi e Zemaj kanë diskutuar për gjendjen e tanishme duke vlerësuar situatën epidemiologjike, ku ministra e Sportve ka folur lidhur me kërkesat e organizatave sportive që kanë adresuar në MKRS.

Me këtë rast, është kërkuar që me rekomandime të Ministrisë së Shëndetësisë, të bëhet rikthimi gradual, gjithmonë duke respektuar masat, i sporteve specifike, sportistëve e madje edhe tifozëve në këto sporte.

Dumoshi ka treguar detajet e takimit në një postim që ka bërë në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat