Tomë Gashi: Ndërkombëtarët po frikësohen se Ligji për UÇK-në do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale - Bota Sot
Tomë Gashi: Ndërkombëtarët po frikësohen se Ligji për UÇK-në do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Aktuale

Tomë Gashi: Ndërkombëtarët po frikësohen se Ligji për UÇK-në do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 22:27
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se është për mbrojtjen vlerave të UÇK-së por sipas tij Projektligji për UÇK-në ka lëshime që duhen ndryshuar.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ambasadat e huaja  i frikësohen Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për shkak se sipas tij ai ligj mund të ketë ndikime në punën e Gjykatës Speciale.

“Nëse ky ligj miratohet ashtu siç është propozuar frikëson ndërkombëtarët pasi sipas tyre ky ligj ndikon në punën e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Avokati thotë se është paradoksale që shumë deputetët nuk e kanë votuar ligjin për UÇK-në e ndërkohë që kanë votuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Gashi thotë se duhet të hiqen dilemat se ligji për UÇK-në synon t’i mbrojë individë të caktuar të ftuar nga Gjykata Speciale.

Avokati thotë se ligji për UÇK-në siç është përndjek qytetarët e Kosovës që janë dëshmitarë të mundshëm në Gjykatën Speciale kundër ndonjë të dyshuari.

“Shembull: neni tre thotë se vlerë e mbrojtur e UÇK-së është Drejtoria Politike e UÇK-së”, shton më tej Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat