Abrashi fajëson VV-në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit

Aktuale

Abrashi fajëson VV-në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 22:42
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës dhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vendi po shkon drejt stabilizimit të gjendjes me pandeminë.

Ai e komentoi edhe letrën e liderit të VV’së, Albin Kurti, i cili kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Unë mendoj që kjo është pjesë e opozitarizmit. Unë mendoj se në coftë se flasim për alternativa të tilla, është VV që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Pastaj mos të flasim për ftohjen me partnerët tanë strategjik. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na u kanë dashur dy muaj ta menaxhojmë këtë situatë. Ai mblodhi disa mijëra qytetarë në shesh e cila ka sjellë situatën këtu. Tash pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat