Rrahmani i VV-së: PDK nuk mund të shpërlahet duke aktruar rolin e opozitës

Aktuale

Rrahmani i VV-së: PDK nuk mund të shpërlahet duke aktruar rolin e opozitës

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:22
Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se partitë që kanë qeverisur me vendin deri tash janë përgjegjëse për keqën që ka ndodhur.

“PDK-ja, nuk mund të shpërlahet duke aktruar rolin e opozitës”, është shprehur ai.

“PDK, LDK, AAK, NISMA, AKR dhe Lista Serbe janë përgjegjëse për çdo gjë që ka ndodhur tash e 20 vite. Krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, shkatërrimin ekonomik, degradimin e arsimit dhe çdo gjë tjetër”.

“PDK-ja, se bashku me LDK-në dhe të gjitha subjektet tjera politike u bënë bashkë për ta ndalur qeverinë Kurti e cila filloi çkapjen e shtetit nga krimi e korrupsioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat