Parashikimi i Shalës: Nisma nuk guxon të garojë e vetme në Malishevë

Aktuale

Parashikimi i Shalës: Nisma nuk guxon të garojë e vetme në Malishevë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:27
Haxhi Shala

Haxhi Shala, deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë sot në emisionin Frontal se partia të cilës i takonte do të ketë shumë vështirësi në zgjedhjet e ardhshme kur do që ato mbahen.

Gjatë bisedës në Frontal, Shala ka thënë se NISMA Socialdemokrate, nuk do të ketë guxim të konkurrojë e vetme as në Malishevë që njihet si bastion i partisë së Fatmir Limajt.

“Kurrë ma Nisma nuk ka me guxu me garu vet në gara, asnjëherë, sepse nuk e ka më Haxhi Shalën me dal në terren.Edhe një herë po them Nisma për Kosovën, nuk do të garontë e vetme –  bile as një Malishevë. Ata e dinë mirë se cka ka ndodhë në NISMEN pas largimit tim. Ka me mbetë me një 1 për qind”, ka thënë Shala duke akuzuar ish subjektin politik që I takonte se po i hakmerret. Si argument për këtë ai përmendur largimin e nipit të tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat