Amerika ia tërhoqi vërejtjen Serbisë për rrezikun nga blerja e armëve nga Kina

Aktuale

Amerika ia tërhoqi vërejtjen Serbisë për rrezikun nga blerja e armëve nga Kina

Nga: Fatmir Beka Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

ShBA kanë tërheq vërejtjen Beogradit se duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun që bart blerja e armëve nga kompanitë kineze dhe kanë vlerësuar se përzgjidhja e furnizuesit duhet të përmbaj qëllimin e deklaruar të Serbisë për integrim në BE, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Me rastin e vendimit të Serbisë që nga Kina të blej sistemin raketor kundër-ajror FK-3, tl gjeneratës së re të raketave me largësi të mesme tok-ajër që drejtohen me  radar, ambasada amerikane sipas Radio Evropa e Lirë tha se pajisja e teknikës mbrojtëse është vendim sovran i secilit shtet, por qeveria duhet të jetë e vetëdijshme për rrezikun afat-shkurtë edhe afat-gjatë që tërheq  afarizmi me kompanitë kineze.

Secili vend “ duhet të ketë besim në pajisjet që siguron q[ nuk rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe sovranitetin ekonomik” tha ambasada e ShBA dhe shtoi se nga ai besim nuk mundet të ekzistoj nëse “ shitësit e pajisjeve ushtarake janë të varur nga pushteti autoritar si është Kina”.

Nga ambasada thonë edhe se Serbinë “ e këshillojnë që të punoj në harmoni me politikën e përbashkët mbrojtëse dhe të sigurisë se BE-së.

„Përzgjedhja e furnizuesve duhet te përfshijë qëllimin e deklaruar të Serbisë për integrim në Evropë. Ka edhe blerës tjerë që nuk varen nga regjimet autoritare dhe ofrojnë pajisje në harmoni me nevojat që mund krahasohen edhe dallohen në çmime edhe kualitet” ka thënë ambasada njofton RSE.

Blerja e sistemit raketor mbrojtës FK-3 është në raportin vjetor të kompanisë shtetërore Jugoimport SDPR, transmeton Beta. Sipas saj ajo realizoj 163 marrëveshje për import nga 31 vende me vlerë 620, 3 milionë dollarë në vitin e shkuar, ku hyjnë edhe dromët kinez dhe blerja e parë e sistemit FK-3 në Evropë.

„Pjesa ma e madhe e importit ka të bëjë me modernizimin e aeroplanit MIG-29, sigurimin e sistemit për dron, sistemit kundër-ajror FK-3”, ka njoftuar Rrjeti i sigurisë së Ballkanit.

Zyrtarë të Serbisë nuk janë përgjigjur në pyetjen e RSE për këtë furnizim, sikurse as për çmimin nga Kina, edhe pse pyetje e Radio Evropës së Lirë ishin drejtuar edhe në ministri të mbrojtjes edhe kompaninë Jugoimport SDPR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat