“Dallavere” me dezinfektues dhe alkool

Aktuale

“Dallavere” me dezinfektues dhe alkool

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:15
Valon Prestreshi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot drejtuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), për të diskutuar në lidhje me licencimin e laboratorëve privat e të cilët do të kryejnë testet për të zbuluar prezencën ose jo të Covid-19.

Me këtë rast, Valon Prestreshi, kryetar i AKK-së, ka bërë të ditur se gjatë muajit prill Autoriteti ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor.

Postimi i tij në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Në takimin që zhvilluam me Ministrin Zemaj lidhur me licencimin e laboratorëve për testimet ndaj COVID-19, unë i ofrova Ministrit Zemaj garanci se Autoriteti i Konkurrencës do të jetë në gatishmëri të plotë për të mbikëqyrur këtë proces.

Siç e dini, që nga ditët e para kur ka filluar përhapja e pandemisë në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë të gjitha masat që të parandalojë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës.

Në këtë kontekst, ju njoftoj se gjatë muajit prill Autoriteti ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor dhe sapo të kemi diçka të re në këtë drejtim do të ju njoftojmë.

Sot, më lejoni t’iu bëj thirrje institucioneve të licencuara që në mënyrë të pavarur ta bëjnë caktimin e çmimeve të shërbimeve, dhe të mos bëjnë ndonjë marrëveshje mes vete në dëm të qytetarëve të vendit në këto kohë të vështira.

Po ashtu, u bëj ftesë të gjitha institucioneve të cilat kanë ndonjë paqartësi eventuale lidhur me këtë proces, që t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës për këshillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat