Ky është politikani i Kosovës që i ka gjashtë makina “Mercedes” në shtëpi

Aktuale

Ky është politikani i Kosovës që i ka gjashtë makina “Mercedes” në shtëpi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:35
Foto Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik në Kosovë në vitin 2020.

Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon tek deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare.

Në AKK ai i ka deklaruar gjashtë vetura të tipit “Mercedes” të vlera të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze.

Dy nga veturat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.

Të gjitha këto vetura janë të deklaruara në emër të Pacollit, dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat