Gazetari i kërkon ministrit Zemaj që ta shikojë në sy dhe t'i tregojë se a e ka virusin, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Gazetari i kërkon ministrit Zemaj që ta shikojë në sy dhe t'i tregojë se a e ka virusin, kjo është përgjigja e tij

Nga: G.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:40
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, kishte deklaruar se deputetët e VV-së duhet të shkojnë të testohen, pasi në sy u vërehet se janë të infektuar me koronavirus.

E kjo deklaratë e tij bëri bujë, derisa ministri u kritikua për atë që tha, përcjell Bota sot.

E mbrëmë, në emisionin Prime Time në Kanal10, gazetari Xhemajl Rexha i kërkoi ministrit që ta shikojë në sy dhe t’i tregojë se a e ka virusin apo jo.

“Po i heq syzet zotëri Zemaj dhe nëse mundeni me më këqyr drejt në sy, a ta merr mendja që e kam pasur Covidin, a e kam kaluar këtyre ditëve ose a e kam”, i tha Rexha.

“Ty a”, tha Zemaj duke qeshur.

“Po. A po më shikoni drejt në sy se unë pa syze nuk shoh mirë”, ia ktheu gazetari.

Ndërsa Zemaj i tha se pasi është në kanalin 10, do të presë pas orës 10 dhe t’ju tregoj ty edhe 10 kolegëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat