Hoti kërkon bashkërendim veprimesh institucionale në fushën e sigurisë

Aktuale

Hoti kërkon bashkërendim veprimesh institucionale në fushën e sigurisë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:15
Avdullah Hoti

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur sot një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushë të sigurisë.

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Hoti i falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, ai kërkoi që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat