Fillimi i vitit të ri shkollor, Hoti në takim me ministrin e Arsimit

Aktuale

Fillimi i vitit të ri shkollor, Hoti në takim me ministrin e Arsimit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:28
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot nga ora 11:30, do të ketë një takim virtual me kryetarët e komunave, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku do të diskutohet për rishikimin e masave anti-COVID.

Po ashtu në takim do të diskutohet edhe për alternativat për fillimin e vitit të ri shkollor. MASHT-i ka treguar se ka tri alternativa. Gjithashtu do të diskutohen edhe probleme tjera komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat