Milioneri që vozitë veturën e gruas, Lutfi Hazirit i shtohet pasuria në mënyrë marramendëse

Aktuale

Milioneri që vozitë veturën e gruas, Lutfi Hazirit i shtohet pasuria në mënyrë marramendëse

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:03
Lutfi Haziri me bashkshorten

Është i kyçur në politikë prej vitesh, tash e 7 vite është kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është një ndër politikanët e pasur të vendit.

Ai ka pasur gjithmonë poste të larta shtetërore, herë si deputet, herë si udhëheqës delegacionesh dhe si kryetar komune. Haziri ka trashëguar një pasuri milionëshe nga prindi i tij.

Këtë e dëshmon raporti i Agjencionit Kundër Korrupsionit, në të cilën shihen pronësitë, apo pasuria e deklaruar e kryetarit Haziri.

Ai ka në pronësi personale e të përbashkët pasuri si toka, si dhe të holla të deponuara nëpër banka të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.

Vlen të përmendet se në vitin 2018, Haziri ka deklaruar pasuri të paluajtshme 1 milion e 650 mijë euro, përfshirë këtu toka të shumta dhe një banesë. Pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të bashkëshortës në vlerë prej 3 mijë eurosh.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare 128 mijë e 194 euro, ndërsa 52 mijë euro pati deklaruar të prindit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat