Ky është numri i sakt i ushtarëve të UÇK-së?

Aktuale

Ky është numri i sakt i ushtarëve të UÇK-së?

Nga: N.Sh. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:18
UÇK

Në Kosovë ishin 16 mijë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pesë mijë të tjerë në logjistikë.

Kështu thotë Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, i cili thekson se luftën e bënë 10% e popullatës së përgjithshme, realitet ky që duhet ta pranojmë.

Islami përmes një postimi në Facebook, shton se, më 1996 kur filluan të shihen shkëndijat e para të UÇK-së, lufta bëhet edhe më e ashpër nga shqipfolësit politik.

Lexojeni postimin e plotë:

Ishte viti 1991/92, si student të UP, kishim filluar të organizoheshim në grupe të vogëla për të rezistuar, nuk pajtoheshim me shtypjen!

Po aq sa luftoheshim nga pushteti sllav, luftoheshim edhe nga shqipfolësit aktiv në politik!

Me 1996 kur filluan të shihen shkëndijat e para të UÇK-së lufta vetëm sa bëhej edhe më e ashpër nga shqipfolësit politik!

Luftën e bënë 10% i popullatës së përgjithshme, ky është realiteti i hidhur që duhet ta pranojm!

E gjithë Kosova nuk kishte më shumë se 16.000 mijë ushtar aktiv, shto logjistikën 5000!

Anti lufta ishte modë, derisa sërbia filloj pastrimin etnik!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat