Haradinaj - Stublla uron popullin e Çadit për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Haradinaj - Stublla uron popullin e Çadit për Ditën e Pavarësisë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Çadit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti mik afrikan, me rastin e 60 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë bilateral me Republikën e Çadit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Çadit më 1 qershor të vitit 2012, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 27 maj të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat