Reagon Haxhi Shala ndaj Nismës: Po më gjejnë “behane” edhe pse u kam ndihmuar me...

Aktuale

Reagon Haxhi Shala ndaj Nismës: Po më gjejnë “behane” edhe pse u kam ndihmuar me...

Nga: N.Sh. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:41
Haxhi Shala

Deputeti i Kosovës, Haxhi Shala i cili nga Nisma kaloi në AAK, është duke u ballafaquar verbalisht me ish bashkëpartiakët e tij.

Që nga dalja në AAK, sulmet ndaj tij nga Nisma nuk kanë të ndalur.

Përmes një postimi në Facebook, Shala thotë se tash po i gjejnë “behane” ish partiakët e tij, të cilët shton se i ka ndihmuar politikisht dhe ekonomikisht.

Postimi i plotë:

FILOZOFI IMMANUEL KANT THOSHTE: "MOSMIRËNJOHJA ËSHTË THELBI I POSHTËRSISË"

Ndonëse nisur nga ky fakt për gjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër të së keqes së askujt por, vetëm asaj produktive, pra të mirës dhe mirënjohjes së të përgjithshmes për secilin.

Ndërsa, disa koleg të NISMËS që veçse kanë përfituar nga unë ekonomikisht e politikisht, paskan filluar të më "gjejn behane".

Me ç’rast unë nuk po mund të arrij ta kuptoj atë "behane" të cilën ma paskan etiketuar dhe nuk po mund ta pranoj si të tillë veçse sulm pa argument, që i ngjason një luftë speciale dhe mosmirënjohje, duke u munduar të më stërpkasin me mëkatet e mëkatarëve që gjinden aty pari.

Prandaj, qasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do i dobësoj dhe mua do më forcoj edhe më shumë. Nëse mendoni vërtetë për luftë speciale, do të ngelni humbës dhe unë si çdoherë fitimtar, ngase kam mjaft ushtarë që po më bashkohen, por jo luftëtarë të pushkës, por të pendës dhe betejave të politikës që në zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe më triumfues si çdoherë, përkundër ju humbësve dhe mosmirënjohësve.

Prandaj, ndaleni këtë qasje të fushatës së gabuar!

H.Shala

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat