Ramadani thotë se testet nga Serbia nuk janë përdorur

Aktuale

Ramadani thotë se testet nga Serbia nuk janë përdorur

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:38
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Ramadani ka thënë se 1.000 testet e pranuara si ndihmë nga Serbia muaj më parë, janë ende të papërdorura.

Para komisionit, Ramadani ka deklaruar se IKSHP’ja ka bërë kërkesë për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh pas fillimit të rasteve të para në botë në janar.

“Komiteti për Sëmundjet Ngjitëse është formuar në javën e tretë të janarit. Është komunitet i përgjithshëm që ka të bëjë me sëmundje ngjitëse e ku hyn edhe pandemia COVID-19. Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit. Ka qenë që të themelohet komiteti drejtues ku hyjnë ministri, sekretari i përhershëm dhe të aktivizohet plani i reagimit kombëtar. Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19. Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, ka deklaruar Ramadani në komision.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat