Të gjitha komunat do të përkrahen nga MKRS dhe do të jenë në fokus të prioriteteve të ministrisë që unë drejtoj

Aktuale

Të gjitha komunat do të përkrahen nga MKRS dhe do të jenë në fokus të prioriteteve të ministrisë që unë drejtoj

Nga: D.B. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:45
Pamje nga takimi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës Vlora Dumoshi së bashku me zv-ministrën Bajrami dhe përfaqësues të MKRS-së kanë vizituar Komunën e Malishevës.

Dumoshi mes tjerash ka thënë se për qytetarët e Malishevës do të kontribuojnë në fusha të ndryshme veçanërisht në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Postimi i plotë:

Sot bashkërisht me zv-ministren Bajrami dhe përfaqësues të MKRS-së vizituam Komunën e Malishevës.

Në Malishevë u pritë nga Kryetari Begaj me të cilin diskutuam për projektet e shumta që MKRS do të implementojë në Malishevë. Kryetarin e sigurova për mbështetjen time të vazhdueshme si ministre dhe të MKRS-së në përgjithësi.

Do të sigurohemi që për qytetarët e Malishevës të kontribuojmë në fusha të ndryshme veçanërisht në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Bashkë me Kryetarin Begaj patëm rast të vizitojmë edhe stadiumin e qytetit të Malishevës.

Të gjitha komunat pa dallim do të përkrahen nga MKRS dhe do të jenë në fokus të prioriteteve të ministrisë që unë drejtoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat