Përplasje në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë

Aktuale

Përplasje në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:31
Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë

(E plotësuar) - Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani gjatë ditës së sotme është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Por raportimi i tij u ndërpre në mungesë të kuorumit pasi që deputetët Fatmire Mullhaxha, Ilir Ferati dhe Eliza Hoxha e lëshuar mbledhjen pasi kishin angazhime nëpër komisionet tjera parlamentare.

Gjatë këtij raportimi drejtori i IKSHP-së njoftoi se testet e ardhura nga Serbia ende janë të papërdorura.

Ramadani: Testet e ardhura nga Serbia janë të papërdorura

“Testet e ardhura nga Serbia janë të papërdorura…32’11Për rolin e marrjes së testeve ne jemi institucion i ministrisë së Shëndetësisë dhe ne çka thotë ministria bëjmë. Pra, testet kanë ardhur atje në laboratorin e mikrobiologjisë as nuk i kam parë kur kanë ardhur as ku janë vetëm atë që e thash që janë dhe nuk janë përdorur e di ajo më përket mua si menaxher. Testet kanë ardhur në laboratorin e mikrobiologjisë dhe janë pranuar nga shefi i laboratorit”, tha Ramadani.

Dy deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe Bekim Haxhiu u interesuan të dinë për numrin e testimeve që janë kryer gjatë muajve mars dhe prill, atje madje bënë krahasime edhe me shtetin e Lukseburgut të cilët sipas tyre kanë bërë më shumë testime sesa në Kosovë.

Në përgjigjen e tij kreu i IKSHP-së tha se të gjithë qytetarët që kanë pasur simptoma të COVID-19 janë testuar.

Ai madje u shpreh se po të pyetej ai duhej të testoheshin të gjithë banorët e Kosovës.

Ramadani: Nuk kemi lënë njerëz pa testuar që kanë pasur indikacione epidemiologjike

“Është keq interpretua test, test, test dhe kur e kemi pyetur OBSH-në ata nuk kanë ditur me na tregua ne u kemi thënë se ne kemi shumë informata shumë pyetje dilema se nuk po testohet, sa është normative që ne duhet ta bëjmë nuk ka përgjigje…40’04Nuk ka planifikim se sa teste bëhen sepse askush nuk e di asnjë ekip në botë sa ka indikacione epidemiologjike për aq ne kemi bërë teste po e them edhe njëherë me krejt problematikën e resurseve humane dhe të furnizimit me teste ne nuk kemi lënë njerëz pa testua përmenda deri në katër dikush nuk ka shkuar deri në katër kërkush në botë nuk e ka bërë ne kemi shkua në kontaktin e parë, të dytë, dhe eventualisht të tretë, por jo të katërt se mund të del e gjithë Kosova….Por me më pyet mua se sa ka qenë nevoja ka qenë 2 milionë“, u shpreh ai.

Gjatë intervistimit drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik foli edhe për efektin e masave që ishin ndërmarrë për karantinim në muajt e parë të përhapjes së pandemisë në vend.

Ai tha se masat kanë dhënë efektit e tyre por qytetarët nuk respektuan masat e kërkuara që të respektohen dhe për këtë tha se askush nuk mund të fajësohet.

Ramadani: Masat e ndërmarra kanë dhënë efekt

“Virusi ka ardhur këtu me dëmtua dhe ne kemi ndërmarrë masat që kemi menduar se do kenë efekt dhe ato masa kanë pasur efekt edhe në atë periudhë që po flisni ju por edhe pas 3 qershorit…Pas asaj kohe intencë e çdo shteti edhe i joni ka qenë që të mësohen njerëzit se si të sillen me këto masa dhe kur të fillojnë të hapen sepse kanë filluar të hapen në etapa të ndryshme duke filluar prej 4 maj më 18 dhe 1 qershor që janë bërë janë bërë me planifikim që të ketë hapje graduale dhe kjo ka qenë hapje graduale nuk mund të thotë askush se ka qenë hapje e shpejt…Njerëzit nuk janë sjell ashtu siç janë trajnuar pra kjo ndodh se nuk mund të fajësohet asnjë punëtor shëndetësor dhje asnjë institucion për këtë“, theksoi udhëheqësi i IKSHP-së.

Pyetje për Ramadanin adresoi edhe deputetit, Veton Berisha i cili u interesua të di se a kanë pasur ndonjë ekipe mobile për të bërë teste për këtë komunitet.

E drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se kanë vepruar njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas përgjigjeve të dhëna karshi pyetjeve të deputetëve anëtar të këtij komisioni intervistimi i Naser Ramadanit u ndërpre pasi që nga salla ku po mbahej mbledhja u larguan deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ajo e PDK-së, Eliza Hoxha dhe deputeti i LDK-së, Ilir Ferati.

Mungesa e kuorumit shkaktoi polemika në mes të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe kryesueses të Komisionit, Mimoza Kusari-Lila.

Haxhiu: Të rrasi politikë, Kusari-Lila: Nuk keni nevojë për ofendim

“Me largimin e propozueses zonjës Hoxha ne e kemi humbur kourimin…Haxhiu: bëhu pak më e sinqertë kryetare se nuk u largua vetëm propozuesja por edhe të tjerët. Mos na bë politik se të rrasi politik. Kusari-Lila: Tu kisha lutur zotëri Haxhiu të jeni më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm në gjuhë dhe shprehje nëse keni nevojë për reagim pastaj mund të kërkoni fjalën, por iu kisha lutur në njëfarë mënyrë për respektin minimal që mund ta keni..Haxhiu: Nuk të kem këshilltare…Kusari-Lila: As unë nuk iu kam këshilltar ne jemi koleg nëse keni vërejtje në atë që thash e kërkoni fjalën zyrtarisht e kërkoni..Nuk keni nevojë për ofendime , ofendimi të rrasi politik është shprehje e vrazhdë e cila nuk përkon me natyrën dhe formën e formatit”, u shprehen ata karshi njëri-tjetrit.

Gjatë kësaj mbledhje i pari i IKSHP-së njoftoi se si hap i parë në luftën me koronavirusin ka qenë themelimi i Komitetit për Monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë dhe më pas kemi rekomanduar formimin e Komiteti Drejtues gjë e cila edhe ka ndodhur.

Ramadani tha se më pas duke e parë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari” si vatër e mundshme e përhapjes së infeksionit janë vendosur ekipet mjekësore për të kontrolluar udhëtarët që vinin në Kosovë.

E njëjta kontroll ai tha se ka ndodhur edhe në pikat kufitare të Kosovës.

Pas raportimit të drejtori të IKSHP-së, Naser Ramadani para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhim të pandemisë raportoi ish sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

***

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu dhe ajo e listës së VV’së, Mimoza Kusari-Lila, janë përplasur disa herë gjatë Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Deputeti i PDK’së i ka thënë Kusari-Lilës së të gjithë janë deputetë, të njëjtë.

“Mos u muno me na shit këtu mend, se krejt njëjtë jemi, të gjithë njëjtë jemi”, ka thënë ai.

Ndryshe, drejtori i IKSHPK’së Naser Ramadani sot po dëshmon në Komisionin hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Deputeti i PDK-së përplaset me Naser Ramadanin për numrin e vogël të testimeve për COVID-19

Në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë është duke raportuar aktualisht drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Gjatë raportimit të Ramadanit janë zhvilluar polemika mes kreut të IKSHPK-së dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ky i fundit e ka pyetur Ramadanin se cila është arsyeja pse gjatë periudhës së fillimit të pandemisë ka pasur shumë pak testime të kryera.

“S’ka pas kapacitete të resurseve humane. S’ka pas teste stabile”, është përgjigjur fillimisht Ramadani.

“Kanë qenë dy mikrobiologë dhe katër laborantë. Dhe më pas janë punësuar katër mikrobiologë dhe tetë laborantë”, ka thënë tutje ai.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Haxhiu duke thënë se Luksemburgu ka pasur vetëm tre mikrobiologë, mirëpo që ka kryer 3 mijë teste në ditë.

“Këtu kam statistikat e Luksemburgut, kanë vetëm tre mikrobiologë dhe bënin 3 mijë teste. A janë më të meçëm ata a çka”, ka pyetur Haxhiu.

Kjo ka shkaktuar reagimin e anëtarëve të tjerë të Komisionit, që kanë dhënë vërejtjet e tyre për formën e pyetjes së deputetit Haxhiu.

“Pyetni mikrobiologët tanë dhe ata të Luksemburgut”, u përgjigj ndërkaq kreu i IKSHPK-së.

Ramadani thotë se testet nga Serbia nuk janë përdorur

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Ramadani ka thënë se 1.000 testet e pranuara si ndihmë nga Serbia muaj më parë, janë ende të papërdorura.

Para komisionit, Ramadani ka deklaruar se IKSHP’ja ka bërë kërkesë për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh pas fillimit të rasteve të para në botë në janar.

“Komiteti për Sëmundjet Ngjitëse është formuar në javën e tretë të janarit. Është komunitet i përgjithshëm që ka të bëjë me sëmundje ngjitëse e ku hyn edhe pandemia COVID-19. Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit. Ka qenë që të themelohet komiteti drejtues ku hyjnë ministri, sekretari i përhershëm dhe të aktivizohet plani i reagimit kombëtar. Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19. Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, ka deklaruar Ramadani në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat