​Ky është numri i pacientëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme me COVID-19

Aktuale

​Ky është numri i pacientëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme me COVID-19

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:12
Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)

Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin është shqyrtuar situata e fundit me koronavirus në klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera shëndetësore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar anëtarët e komitetit në lidhje me hapat që janë ndërmarrë për menaxhim të situatës.

Anëtarët e komitetit kanë raportuar në lidhje me trajtimin e pacientëve me koronavirus, numrin e pacientëve të shtrirë dhe pacientëve të trajtuar.

Bazuar në raportimet e të gjitha njësive në nivel të SHSKUK-së, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme trajtim shëndetësor po marrin 628 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19, prej tyre 440 të konfirmuar me COVID-19, 419 me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat