LAJMI I FUNDIT: U ekzekutua edhe pjesa e dytë e 170 eurove për afro 54 mijë përfitues

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: U ekzekutua edhe pjesa e dytë e 170 eurove për afro 54 mijë përfitues

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:27
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se sot deri në ora 13:00, është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53 mijë e 248 përfitues me shumë totale 9.446.560.00 euro.

Bajrami tha gjithashtu se stafi i ministrisë së Tregtisë është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Masa 3 e Pakos Emergjente nënkupton: Mbështetja financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirë financiare si rezultat i situatës emergjente dhe atë: (a) Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 euro (dy mua).

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutaur edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin  e masës 8.

Ju falënderojmë për durimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat